Gjesti ka përjetuar një ndryshim të papritur në karrierën e tij pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova dhe hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.
Duket se rikthimi i tij ka pasur një ndikim të madh, jo vetëm në shtëpinë e BBVA, por edhe jashtë saj.
Nga momenti që u prezantua si banor i ri i BBVA, Gjestit i janë shtuar mbi 50,000 ndjekës në Instagram, duke arritur nga 207,000, në 261,000 deri në këto momente.
Një rritje e jashtëzakonshme që tregon se publiku është tërhequr më shumë nga personaliteti i tij dhe sjellja energjike që ai ka sjellë në spektakël.