Gjesti surprizoi publikun duke u shfaqur papritur në dhomën e rrëfimit, për t’u bërë më pas pjesë e banorëve të Big Brother VIP Albania.
Hyrja e tij solli një atmosferë të re dhe energji të gjallë brenda shtëpisë, ndërsa ai nisi menjëherë me batutat dhe ironitë e tij që e karakterizojnë.
Ky moment i parë me Gjestin ka ngjashmëri të madhe me hyrjen e Luiz Ejllit në edicionin e dytë të Big Brother VIP! Të dy karakterizohen nga një energji e papërtueshme, aftësia për të dhënë përgjigje të shpejta dhe të zgjuara, si dhe një pozitivitet që e ngroh menjëherë atmosferën përreth.
Batutat dhe ironitë e tyre të natyrshme i kthejnë në figura qendrore të spektaklit, duke tërhequr jo vetëm banorët, por edhe publikun jashtë.
Ashtu si Luizi, Gjesti duket se ka ardhur për të lënë shenjë, duke sjellë jo vetëm humor dhe argëtim, por edhe një lojë plot dinamikë dhe surpriza.
A është kjo shenja e një tjetër protagonisti që do të fitojë zemrat e publikut? Koha do ta tregojë!