Edhe pse të gjithë ishin përgatitur për hyrjen e dy banorëve të rinj, Igli dhe Genci, nuk e prisnim që një banor i tretë do t’i bashkohej shtëpisë.
E ashtu si dhe nuk e prisnim që ai të ishte këngëtari i dashur për publikun, Gjesti.
Edhe pse sapo ka dalë nga izolimi dhe po nis një tjetër izolim ai shprehet : “Ajo nuk ishte asgjë, ishte vetem nisja, nga “BBV4″ pres gjëra më të forta…”
Ledioni: Të shohim ç’do na gatuash
Gjesti: Kulaça!