Bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në BBA: “Sërish ka…”

Rikthimi i Gjestit në Big Brother VIP Albania 4 pas një periudhe të shkurtër largimi nga Big Brother VIP Kosova ka befasuar publikun dhe ka gjeneruar reagime të shumta.

Kjo lëvizje e papritur ka marrë vëmendjen maksimale, duke ngritur pritshmëri të larta për dinamikat e spektaklit.

Para hyrjes së tij në shtëpinë e BBVA, këngëtari ndau një mesazh në Instagram, ku pranoi se ndjehej i lodhur dhe i rraskapitur, por ende plot energji.

“Jam i lodhur, i rraskapitur, por sërish ka puls. U kry çdo sen,” u shpreh ai.

Ai vijoi duke theksuar se ajo që kishte ndodhur më parë nuk ishte pjesë e lojës: “Sen s’ka qenë ajo, s’ka qenë lojë, nxemje ka qenë. Vazhdojmë.”

A do të arrijë Gjesti të ndryshojë rrjedhën e spektaklit? Vetëm koha do të tregojë!