Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë konfirmuar lidhjen e tyre romantike.
Burime pranë “Prive” tregojnë se çifti ka qenë bashkë për një kohë të gjatë, duke preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut.
Sipas këtyre burimeve, Graniti është shumë i përkushtuar ndaj Melindës në çdo aspekt.
Aktualisht, ata nuk kanë plane për një fejesë apo hapa të mëtejshëm në lidhjen e tyre, pasi vëmendja e tyre kryesore është përqendruar tek albumi i ri muzikor i Melindës që pritet të publikohet këtë vit.