Gjatë një interviste emocionuese në emisionin “Top Story,” biznesmeni Elton Ilirjani ndau një episod prekës nga jeta e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila për një periudhë të gjatë jetoi si e pastrehë në SHBA.
Ilirjani tregoi se, gjatë viteve që Simaku kaloi në stacionet e trenit, ajo mbante me vete një çantë që përmbante gjërat e saj bazike, por të mbushura me simbolikë dhe dhimbje.
“Në çantë kishte furça dhe pastë dhëmbësh, sepse i kujtohej ajo Parashqevia e atyre viteve të lavdishme. Kishte një krehër, disa një dollarëshe, qindarka, dhe një aksesor për kokën që e kishte blerë për 5 dollarë. Gjithashtu mbante këpucë rozë, tri numra më të mëdha. Çdo send aty ishte i mbushur me shumë dhimbje,” rrëfeu Ilirjani.
Ky detaj i dhimbshëm i historisë së Parashqevi Simakut sjell në vëmendje kontrastin mes së shkuarës së saj si një yll i muzikës dhe vështirësive që përjetoi më vonë.