Elton Ilirjani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.
Ai tha se djali nuk e njihte dhe nuk e mbante mend fare imazhin e të ëmës.
“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.
Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.
Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.
Burimi: Top-Channel.Tv