Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një reagim ndaj një komentuesi në Instagram, i cili i sugjeroi të ftojë në emision motrat Lori dhe Sara Hoxha.
Komentuesi kishte shkruar:
“Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas.”
Ndërsa Arbana u përgjigj:
“S’ka nevojë për citate. Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur.”
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët zbulojnë se personazhet ende kanë raport të mirë me njëra-tjetrën.