Puntatën e sotme të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço e ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
Me të hyrë në studio, ai është shprehur se opinionisti Arbër Hajdari është kërcënuar disa herë ditët e fundit, dhe për këtë emisioni ka marrë një vendim.
Ledioni tregoi se kërcënimet me jetë ndaj Hajdarit erdhën pasi transmetimi i Big Brother VIP Albania u ndalua në YouTube.
Kështu, teksa e ktheu situatën paksa me humor, për të shmangur kërcënimet në vazhdim, Ledioni tregoi se është marrë vendimi që Big Brother do të vazhdojë sërish me transmetimin në YouTube, nisur nga sot!