Gjatë një diskutimi në mbrëmje, vajzat e Big Brother VIP Albania kanë ngritur me humor një shqetësim përsa i përket meshkujve në shtëpi.
Si fillim Loredana u shpreh se ka disa rroba provokuese por nuk i vesh dot për shkak të moshës që banorët meshkuj kanë. Këtu ndërhyn Arsida e cila thotë se disa prej tyre janë mbi 45 vjeç, ndërsa disa të tjerë të martuar.
Ndërsa transgjinorja Amber shprehet se për shkak të moshës së meshkujve, i duket vetja si në azil.
Pjesë nga biseda mes vajzave:
Loredana: Unë kam ca gjëra seksi andej, nuk i kam prekur ndonjëherë.
Amber: Këtu gjysmat janë të martuar.
Arsida: Po ça të martuar, janë mbi 45 vjeç.
Loredana: Të betohem që më vjen turp të dal. Dhe me të shkurtra. Edhe me taka.
Amber: Sikur kemi ardhur në azil.