Lori Hoxha ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga dasma e saj e shumëpërfolur me Vis Bajraktarin.
Ajo ka postuar disa fotografi, ku në dy prej tyre shihet fustani i bardhë prej mendafshi, të cilin e zbukuronin gurët në pjesën e sipërme, duke theksuar siluetën e saj të mahnitshme.
Në përkujtim të vitit që lamë pas, Lori ka shkruar një mesazh të ndjerë në mbishkrimin e saj: “2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka dritë, e di që do të më gjejë.”