Kur Luiz Ejlli ishte banor në Big Brother VIP Albania 2, nëna Kristina u bë një nga mbështetëset më të zjarrta të tij.
Çdo ditë dhe çdo natë, ajo e ndiqte programin me pasion për Luizin. Madje, ajo realizonte edhe video plot emocion në mbështetje të tij, duke frymëzuar fansa të shumtë.
Këngëtari nuk e ka harruar këtë përkrahje të veçantë. Në koncertin e tij në Greqi, Luizi i bëri një gjest të mrekullueshëm, duke ftuar në skenë nënë Kristinën.
Ai ndau me të këtë moment magjik, duke i dhënë asaj një vend të veçantë në suksesin e tij. Ky moment ishte një dëshmi e ndjenjave të sinqerta dhe falënderimit që Luizi ndjen ndaj njerëzve që e mbështetën pa kushte në rrugëtimin e tij.