Tjetër rast/ Rrëzohet avioni në Brigjet Lindore të Australisë, dy viktima

Dy persona humbën jetën gjatë një aksidenti ajror pranë qytetit Nambucca Heads, në brigjet lindore të Australisë, rreth 400 km në veri të Sidneit.

Policia e shtetit të Uellsit të Ri Jugor (NSW) raportoi se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u njoftuan për një përplasje të avionit. Viktimat, piloti dhe pasagjeri, vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.

Rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit, me asistencën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).