Deklarata e Bernardit në lidhje me orientimin e tij seksual gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP 4 ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjet.
Ndër personazhet që kanë shprehur mendimin e tyre është edhe aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Jul Deda, i cili e ka komentuar situatën në mënyrë ironike.
Gjatë një interviste në Fan Club, Juli kritikoi mënyrën se si Bernardi trajtoi situatën, duke theksuar se deklarata dhe reagimi i tij u përdorën si mjet për viktimizim.
Ai u shpreh:
“Kam qenë gjithmonë kundër lojës së viktimizimit. Nuk e kuptoj pse duhet të qajë një person i tillë në një moment të tillë. A je krenar për atë që je? Shijoje!”