Ditën e sotme startoi puntata e parë e Big Brother Fan Club, nën drejtimin e modeles Heidi Baci.
Në program ishte i pranishëm edhe banori i parë i eliminuar për këtë sezon, Marius “Zebervoki” Dervishi.
Në karriget e opinionistëve u ulën dyshja e njohur, Shqipe Hysenaj dhe gazetari Ronaldo Sharka.
Puntata e parë e Fan Club na zbuloi edhe dy banorë të rinj që do t’i bashkohen shumë shpejt shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gert Ferra dhe Igli Veizi.
Mirëpo një prej tyre, Gerti gjatë një diskutimi me Heidin, iu drejtua me fjalën “zemër”, çka nxiti një reagim të papritur të saj: “Mos më thuaj zemër se më bezdis”