Një dramë e re duket se është duke u krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Loredana, një prej banoreve të këtij spektakli, ka ngritur dyshime se Jozi, me të cilin ajo ka një raport të mirë, dhe Valbona Mhilli mund të kenë qenë më shumë se shokë para se të hynin në reality show.
Sipas saj, kur ka pyetur Jozin dhe Valbonën se nga e njohin njëri-tjetrin, dyshja kanë dhënë përgjigje të ndryshme, duke e bërë atë të dyshojë për një bashkëpunim të fshehtë mes tyre, që ka nisur para se të hynin në program.
Megjithatë Jozi u shpreh i bindur se me Valbonën nuk ka patur raport më shumë se miqësi.