Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë një postim emocionues pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin, Robert Nolfe.
“Pas kaq shumë vitesh larg njëri-tjetrit, rikthimi në krahët e njëri-tjetrit është një moment që flet thellësisht për dashurinë e pakushtëzuar të një nëne. Çdo minutë larg ka qenë një mungesë që sot gjen pak shërim. Kjo përqafje qetëson plagët e kohës, duke na kujtuar se dashuria e vërtetë ndërmjet nënës dhe djalit nuk njeh kufij, as kohë. Në sytë e saj shohim gëzimin e paçmuar, në zemrën e tij ndjejmë lehtësimin e ribashkimit. Kjo është magjia e dashurisë që triumfon mbi çdo sfidë. #ParashqeviSimaku”, shkruan biznesmeni në InstaStory.
Parashqevi Simaku tronditi rrjetin pasi u pa në gjendje të mjerueshme tre javë më parë në SHBA.
Në një video të publikuar nga një televizion amerikan, Simaku shihej teksa merrte ndihma si e pastrehë, duke ngritur gjithë popullin shqiptar në këmbë për t’i ardhur në ndihmë.