Olta Gixhari ka bërë një reagim pasi këngëtarja Parashqevi Simaku u takua me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin, Robert Nolfe.
Aktorja ka shpërndarë në InstaStory momentin e takimit të Parashqevisë me djalin dhe krahas shkruan e emocionuar: “Më në fund”.
Elton Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.
“Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.
“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.
I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.