Julia Ilirjani ka reaguar pas takimit të këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj dhe ish-burrin, duke iu përgjigjur kritikave mbi filmimin e momentit nga Eltoni, përfolur si pa dëshirën e këngëtares.
Përmes një postimi në InstaStory, Julia ka shpjeguar se fotot dhe videot e shpërndara nga ky takim ishin të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert, dhe Parashqevi vetë.
Në reagimin e saj, Julia ka shprehur mirënjohje për mbështetje dhe urimet që ka marrë Parashqevi në rrjetet sociale. Ajo theksoi se takimi i nënës me fëmijën është një moment shumë i veçantë dhe emocional, dhe falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje.
Megjithatë, Julia nuk ka nguruar të reagojë ndaj atyre që kanë kritikuar këtë “shfaqje” dhe kanë bërë akuza ndaj Eltonit. Ajo theksoi se ato kritika janë të pabaza, pasi çdo material që ka dalë nga takimi ka qenë i kontrolluar dhe i miratuar nga ata që janë të përfshirë, përfshirë Parashqevi Simakun dhe familjen e saj.
Reagimi i Julia Ilirianit:
Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë.
U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet.
Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…
Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.
Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.
Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.