“Më lejoni t’ju deklaroj se jam një bashkëshort i shkëlqyer me bashkëshorten time. Një baba shëmbullor për fëmijët e mi dhe një djal fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por askush s’ma heq krenarinë e të qenurit një mashkull ‘straight‘”, ishte kjo deklarata e aktorit Jul Deda pasi banori i Big Brother VIP, Bernardi u deklarua homoseksual.
Pas deklaratës së Julit, aktorja Egla Ceno ka bërë një reagim në InstaStory ku dukshëm ironizon kolegun e saj.
“Jam krenare që jam eterosekshualle Amon më falni që e thashë k’shu troç. Çer jan’ k’to deklarata krenarie mer jahu“, shkruan Egla.