Në mbrëmjen e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, loja me letra anonime ka sjellë momente të forta emocionale midis Xumit dhe Eglit.
Xumi ka shprehur hapur ndjenjat e tij për Eglin, duke i dedikuar asaj një letër dashurie dhe duke e ftuar që ta shohë atë përtej perceptimeve të zakonshme.
Teksa të dy qëndronin jashtë për një bisedë më intime, Xumi i shpreh edhe një herë Eglit se e ka shumë përzemër dhe se dëshiron që ajo ta kuptojë thellësisht mënyrën si ai e sheh.
Ai ndan një dëshirë të veçantë: që Egli të hyjë për 10 sekonda në botën e tij për të parë si e sheh ai atë.
Momente kyçe nga biseda:
Xumi: “Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq.”
Egli: “Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe.”
Egli, e vënë në siklet, tregon se ndjenjat e saj për Xumin janë të ndryshme dhe se nuk dëshiron të përfshihet emocionalisht në një histori që për të është shumë e vështirë për t’u përballuar brenda një ambienti të mbyllur.
Ajo shprehet me empati, duke thënë se nuk është tipi i personit që refuzon me ftohtësi, por që gjithsesi e ka të pamundur t’i japë Xumit atë që ai kërkon.
Nga ana tjetër, Xumi vazhdon të jetë i sinqertë dhe këmbëngulës, duke treguar se ajo që ndjen për Eglin është më shumë se një dashuri romantike – është një përjetim i thellë që ai thjesht dëshiron që ajo ta kuptojë.
Pjesë nga biseda:
Xumi: E di sa përzemër të kam?
Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.
Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…
Egli: Tre dëshira?
Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…
Egli: Të takoje mamin tënd.
Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?
Egli: Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…
Xumi: Ma thuaj
Egli: Që të të jepja një mundësi.
Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…
Egli: Xum të lutem!
Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.
Egli: Të lutem mos ma bëj këtë.
Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.
Egli: Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri.
Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.
Xumi: Nuk po të them më ndihmo.
Egli: Por më vjen keq.
Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda