Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke.
Pamjet të cilat po bëjnë xhiron në internet, tregojnë takimin emocionues mes saj dhe të birit që kishte një periudhë të gjatë pa e parë.
Parashqevi Simaku nuk takoi sot vetëm të birin, por po ashtu edhe ish-bashkëshortin e saj Robert Nolfe, i cili ishte po ashtu i pranishëm në momentin kur ndodhi ribashkimi.
Pamjet e këtij ribashkimi u publikuan nga biznesmeni Elton Ilirjani përmes një mori postimesh në Instagram, dhe që nga publikimi ato kanë bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.
Në njërën prej videove, ku artistja po përqafonte të birin Luke, i cili me sa duket nuk donte të ekspozonte fytyrën, shfaqet edhe ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert.
Ai i jep një përqafim, derisa i thotë: “Zoti të bekoftë”. Muzikanti po ashtu dëgjohet duke i thënë: Jam shumë i lumtur që Eltoni të gjeti”.