Momenti i shumëpritur erdhi: Parashqevi Simaku është takuar me djalin e saj, Lukën, dhe ish-burrin e saj, Robert Nolfe.
Lajmin e bën të ditur biznesmeni Elton Ilirjani, i cili prej javësh tashmë është në ndihmë të ikonës shqiptare.
Ai ka publikuar disa foto në InstaStory ku shihet Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.
Kujtojmë që prej vitesh Simaku nuk ishte takuar me asnjë prej familjarëve të saj.
Ajo jetonte si e pastrehë në Amerikë, dhe u gjet vetëm 15 ditë më parë rastësisht nga një televizion amerikan.