Dy ditë më parë, banori i Big Brother VIP Albania, Bernardi, tronditi rrjetin duke deklaruar se është homoseksual.
Deklaratës së banorit i reagoi aktori Jul Deda, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale shprehej si më poshtë:
“Më lejoni t’ju deklaroj se jam një bashkëshort i shkëlqyer me bashkëshorten time. Një baba shëmbullor për fëmijët e mi dhe një djal fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por askush s’ma heq krenarinë e të qenurit një mashkull ‘straight'”.
Mirëpo deklaratës së Julit, i ka reaguar pak më parë Zhaklina Lekatari. Si fillim ajo ka postuar një story ku shkruan: “Dedikuar atyre që i thonë vetes “artist”. Të jesh artist do të thotë të sfidosh kufijtë, të përqafosh të ndryshmen dhe të krijosh me dashuri, jo të mbjellësh urrejtje. Homofobia nuk ka vend në zemrën e një krijuesi të vërtetë – ajo shkatërron pikërisht atë që arti kërkon të ndërtojë: empatinë dhe lidhjen njerëzore”.
Më pas Zhaklina ka shpërndarë mesazhin e një ndjekësi, fjalët e të cilit duket se reflektojnë ato të Zhaklinës:
“Gjithsesi kete gje e prisnim nga Juli…ai e di mire qe kur je straight, nuk te ofendon njeri “ti je straight” “je i pafe” “si do krijosh femije kur je straight” “ke dale kunder natyres” “ti nuk je me femija jone” “do te te vrasim se je straight” Juli mendon se individet Gay e bejne per vemendje dhe nuk njeh rrethanat sepse nuk bie dakort me idene e nje individi qe pranon veten ashtu sic eshte. Nese e quan homofob, e merr per ofendim te rende sepse ne fakt as nuk e kupton termin Homofob. Gjithsesi do ishte super nese Juli do bente nje coming out thjesht per te pare reagimet e njerzve ne rrjete sociale dhe ne jeten reale. Do ishte super qe Juli te komentohej me komente si :”peder muti” “te ishte enveri do te te kishte varur para njervze” “ti meriton te vdesesh” “vdeksh” “i shpifur” “allahu te denofte” “te qr ty dhe familjes qe te ka rrit” “bq” “dylber” edhe ofendime edhe me te renda. Ah sikur ta dinin keta njerez se cfare heqin”.