Mbrëmjen e djeshme, banori i Big Brother VIP Albania, Bernardi, bëri një deklaratë të guximshme.
Ai pranoi publikisht se është i tërhequr seksualisht nga meshkujt, duke habitur jo pak banorët e tjerë dhe publikun. Dy ditë më parë ai tregoi se është divorcuar nga ish-bashkëshortja dhe se është baba i dy vajzave.
Mirëpo a ishte shkak për divorcin, orientimi i tij seksual?
Këtë e ka zbuluar vetë Bernardi gjatë një diskutimi me Aldon ditën e sotme.
I pyetur nga ky i fundit nëse ish-bashkëshortja ishte në dijeni, Bernardi tha:
“Jo jo fare. S’kam bërë ndonjëherë jetë të dyfishtë. Kam qenë i përkushtuar ndaj familjes, dy vajzave”.