Valbona dhe Laerti, dy nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania, kanë krijuar një afrimitet të veçantë që prej ditëve të para në shtëpi.
Dyshja shpesh shihet duke biseduar dhe duke kaluar kohë së bashku, duke ngritur spekulime për një lidhje të mundshme.
Mbrëmjen e kaluar, gjatë një bisede të përzemërt, Valbona ndau një dëshirë të veçantë me Laertin. Ajo i tha se, pas daljes nga shtëpia, ka në plan të bëjë binjakë. Kjo deklaratë e papritur ngjalli një reagim të shpejtë nga Laerti, i cili e pyeti me buzëqeshje: “Me mua?”
Valbona nuk iu përgjigj direkt, por qeshi dhe vazhdoi të fliste për ëndrrën e saj për të pasur një djalë dhe një vajzë.
Momenti kulmoi kur ajo e puthi në faqe Laertin dhe përshëndeti nga ekrani nënën e tij.
Ky afrimitet ka bërë që fansat të ndjekin me vëmendje momente të çiftit, duke pritur nëse kjo miqësi do të marrë një tjetër dimension.