Janë binjakë! Vijnë në jetë në Shqipëri foshnjat e para të 2025: Ares dhe…

Kryeministi Edi Rama ka dhënë lajmin se foshnjat e para të ardhura në jetë janë binjakë.

Ares dhe Rajd erdhën në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00, informon Rama.

“Çfarë viti filloi”, shkroi kreu i qeverisë krahas fotove të foshnjave.

Rama shprehet se binjakët e vitit 2025 “na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet”.

Postimi i Ramës:

ÇFARË VITI FILLOI

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00

#GËZUAR