Banorja e Big Brother VIP, Amber Candy ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke kujtuar momentet e fundit me babain.
Ajo rrëfeu se kishte marrë një telefonatë nga ai, ku i kishte thënë: “Sido që të bëhesh, ngelesh fëmija dhe gjaku im. Nuk të hedh kurrë poshtë.” Vetëm 10 minuta më vonë, ajo mori lajmin se ai kishte ndërruar jetë.
E emocionuar, Amber shtoi se nuk i ishte lejuar të merrte pjesë në funeral, duke e përshkruar këtë përvojë si një moment kur “bota iu shemb.”
Kjo histori preku thellë banorët e tjerë.