Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj.
Këta të fundit e kanë pyetur shumë rreth aksidentit që ka bërë, si është dhe çfarë lëndimesh ka marrë.
Ledjona u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve, duke thënë se është mirë, po e merr veten.
Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:
Ledjona a je më mirë tani? Të uroj shërim sa më të shpejtë! A ke përgatitur ëmbëlsirë për Vitit të Ri?
“Falë Zotit jam më mirë dhe po ndjej përmirësim çdo ditë! Për të qenë e sinqertë nuk i kam shumë qejf festat e fundvitit. Po nuk do mungojë bakllavaja. Ps: ma kanë sjellë nuk e kam bërë vetë.”
Si je? Çfarë ndodhi me ty e dashur? Jetë e shëndet për 2025
“Një aksident gjatë xhirimeve por që më mori të keqen syri keq! Vetëm shëndet dua pastaj të tjerat.”
Çfarë dëmtimi pate në trupin tënd? Je shumë e fortë, të adhuroj, je femër superiore
“Në shtyllën kurrizore, e cila kërkon 6 javë regjim të detyruar, por mbeten të 2024, ndaj qeshim dhe e presim 2025 me humor dhe forcë”