Këngëtarja Gili dhe djali i saj, Redoni reaguan për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania në primen e fundit.
Gili: Një përvojë shumë e veçantë, një kujtim jetësor timin me qenë në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë, bashkë me djalin tim. U prita shumë mirë në Kosovë. Të gjitha komentet ishin shumë pozitive.
Redoni: Dua t’i kërkoj ndjekësve, njerëzve, familjarëve dhe produksionit që u larguam në mënyrë të ftohtë pa u përshëndetur, por më besoni që ajo është zgjedhja më e mirë, sepse po t’i përshëndesja, do të ndryshoja mendje dhe do të vazhdoja garën. Banorët janë njerëz të mrekullueshëm. Erdha për një lojë të thjeshtë, me debate, me lojëra, pranë nënës time, por e pashë që loja filloi të agravohej dhe më erdhi një përzierje emocionesh aq e madhe sa mu duk sikur debatet mund të shkonin deri në përplasje fizike. Jam natyrë e butë, por fakti që jam me nënën time si banor, më detyroi të largoheshim. M’u duk si një fushëbetejë.
Më pas Redoni u përshëndet edhe me Egli Takon, me të cilën pati mjaft afrimitet, ku nuk munguan fjalët e ëmbla.
Redoni: “Zemra ime. Më ka marrë malli. Dua të them dy fjalë: unë nuk jam aty, vendosa të largohem, jam mirë. Mos u merakos. Fitorja ime në këtë Big Brother është vetëm se kam kuptuar që një vajzë si ti mund të ekzistojë. Uroj me mish e me shpirt që ta fitosh ti këtë Big Brother.”
Egli: “E prita pak keq largimin, por jam dakord dhe të them që je i vetmi njeri që më dha një ndjenjë qetësie. Do më mungosh shumë. Të dua.”
Pas reagimit për largimin nga Big Brother VIP dhe deklaratave të ëmbla për Eglin, sot, Redoni ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e mbështetën në rrugëtimin e tij të shkurtër.
Në postimin e tij në Instagram, ai shkruan:
“Ju falenderoj nga zemra secilin nga ju per mbeshtetjen, dashurine dhe energjine pozitive qe ma keni dhuruar gjate qendrimit tim ne shtepine e @bigbrotheralb_vip dhe pas daljes.
Ju uroj një vit të ri prane familjes me shendet, plot shpresa dhe mundësi!”