Gramos Bajçinovci, banori i ri i Big Brother VIP Albania, pati një përplasje të ashpër me Jozin menjëherë pas hyrjes në shtëpi.
Pas tensioneve mbi sjelljen e Jozit ndaj Rozana Radit, Gramosi e kritikoi duke i thënë: “Qenke rritur dy metra, por akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.”
Jozi iu kundërpërgjigj duke përmendur gruan shtatzënë të Gramosit: “Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu”, koment që shkaktoi një reagim të fortë nga ana e tij: “Duhet të të vijë turp që ma përmend gruan.”
Ky ishte vetëm një tjetër moment i përplasjes mes banorëve të Big Brother VIP, të cilët vazhdojnë të kenë debate dhe tensione të shumta mes tyre, duke sjellë drama të shumta përpara kamerave.