Dy burra janë gjetur të vdekur pasi janë nisur në një ekspeditë për të gjetur krijesën mitike “këmbë madhe”, ka thënë policia në shtetin amerikan të Oregon.
Viktimat, të moshës 37 dhe 59 vjeç dhe nga qyteti i Portlandit, u gjetën në një zonë pyjore të Pyllit Kombëtar Gifford Pinchot në shtetin e Uashingtonit.
Thuhet se ata kanë vdekur për shkak të mungesave të paisjeve të nevojshme për ushëtimin.
Ata u raportuan të zhdukur rreth orës 1 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes, duke nxitur një kërkim tre-ditor që përfshinte 60 vullnetarë dhe ekspertë shpëtimi që përdorën qen dhe drone.