Elton Ilirjani ka ndarë sërish detaje nga situata e këngëtares shqiptare, Parashqevi Simaku.
Mes të tjerash, ai ka zbuluar edhe çfarë i ka thënë Simaku për ish-burrin e saj, Robert Nolfe.
Në një rrëfim të gjatë në Instagram, biznesmeni thotë se Parashqevia nuk i ka folur kurrë keq për Robertin. Ilirjani shton se këngëtarja e përshkruan ish-burrin e saj si një njeri të mirë dhe se kurrë nuk do t’i bënte keq.
“E filloj së pari me dy fjalë për raportin që ka Parashqevi Simaku me ish-bashkëshortin e saj: Në asnjë moment dhe asnjë mënyrë ajo s’ka folur keq për ish-bashkëshortin. Përkundrazi, ajo e cilëson atë si një njeri të mirë dhe që s’i bën keq askujt dhe, në mënyrë kategorike, s’i ka bërë kurrë keq asaj. Nuk e kuptoj përse shumë media dhe njerëz aty në Shqipëri vazhdojnë ta kërcënojnë Robert Nolën dhe familjen e tij. Si mund të flisni në mënyrë të tillë për familjarët më të afërt kur keni ditë të tëra që dëshironi që Parashqevia të lidhet me djalin e saj? Përse vazhdoni të kërcënoni familjarë të afërt të Robert Nolës? Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Ju lutem, ndaloni së kërcënuari”, përfundon Ilirjani.