Mbrëmjen e sotme, Gili dhe Redoni janë të pranishëm në studion e Big Brother VIP Albania, ku folën më shumë për eksperiencën largimin nga programi.
Mirëpo Redoni u përshëndet edhe me Egli Takon, me të cilën pati mjaft afrimitet.
Redoni: “Zemra ime. Më ka marrë malli. Dua të them dy fjalë: unë nuk jam aty, vendosa të largohem, jam mirë. Mos u merakos. Fitorja ime në këtë Big Brother është vetëm se kam kuptuar që një vajzë si ti mund të ekzistojë. Uroj me mish e me shpirt që ta fitosh ti këtë Big Brother.”
Egli: “E prita pak keq largimin, por jam dakord dhe të them që je i vetmi njeri që më dha një ndjenjë qetësie. Do më mungosh shumë. Të dua.”