Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur Vullnet Krasiniqi, njëkohësisht banor i Big Brother VIP Kosova, bëri një rrëfim emocionues për jetën e tij.
Mes shumë paragjykimeve, ai pranoi publikisht për herë të parë se është gay.
Pas rrëfimit të Vullnetit për orientimin seksual, një reagim ka ardhur nga motra e tij, e cila i ka dhënë shumë mbështetje.
“Të dua edhe më shumë , do të të qëndroj edhe më pranë, derën e ke hapur gjithmonë”, tha ajo.