Këngëtarja Gili dhe djali i saj, Redoni kanë reaguar sot për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania.
Dyshja janë të pranishëm në studion e programit, ku folën më shumë për arsyen e daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gili: Një përvojë shumë e veçantë, një kujtim jetësor timin me qenë në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë, bashkë me djalin tim. U prita shumë mirë në Kosovë. Të gjitha komentet ishin shumë pozitive.
Redoni: Dua t’i kërkoj ndjekësve, njerëzve, familjarëve dhe produksionit që u larguam në mënyrë të ftohtë pa u përshëndetur, por më besoni që ajo është zgjedhja më e mirë, sepse po t’i përshëndesja, do të ndryshoja mendje dhe do të vazhdoja garën. Banorët janë njerëz të mrekullueshëm. Erdha për një lojë të thjeshtë, me debate, me lojëra, pranë nënës time, por e pashë që loja filloi të agravohej dhe më erdhi një përzierje emocionesh aq e madhe sa mu duk sikur debatet mund të shkonin deri në përplasje fizike. Jam natyrë e butë, por fakti që jam me nënën time si banor, më detyroi të largoheshim. M’u duk si një fushëbetejë.