Morena Taraku këndon në serialin turk, prezantohet si e dashura e… (Video)

Morena Taraku përveç karrierës që gëzon në trojet shqiptare, së fundmi duket se po synon edhe tregun artistik në Turqi.

Në serialin e njohur turk, ‘Kizilcik Serbeti’, Morena shfaqet në rolin e saj si këngëtare dhe partnerja e z.Ajhan.

Nga pamja deri te përformanca, Morenën e vlerësuan një numër i madh i ndjekësve në rrjet, çka ka shtytur edhe audiencën shqiptare që ta ndjekë këtë serial.

Se a do të jetë Morena pjesë e vazhdueshme e këtij projekti mbetët për të parë.