Xum Allushi, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij.
Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.
Por kush është vajza që i ka thyer zemrën Xumit?
Burime për “Panorama” tregojnë se vajza në fjalë është disa vite më e madhe se vetë konkurrenti i “Big Brother”. E ardhur nga një martesë e dështuar me parë, dhe me një fëmijë, burimet flasin se ajo dhe Xumi u njohën nga miq të përbashkët dhe lidhja u bë shumë shpejt intensive.
Për shumë muaj ata thuajse kanë jetuar së bashku, duke u shndërruar në një lidhje të konsoliduar. Vajza në fjalë, është një imazh i njohur edhe në TikTok, ku shpesh herë del në live apo në situata të ndryshme.
Miqtë thonë se nuk i dinin arsyet e ndarjes, por dinin se gjërat ishin mbyllur keq mes tyre, duke mos dhënë detaje të tjera.
“Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull. Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë. E kupton Gerta pse jam falënderues?! Mua më duket burrnore që t’i thuash një vajzë ‘unë nuk ndjej’”, u shpreh konkurrenti i “Big Brother”.