Rrëfimi i Vullnet Krasniqit, banorit të Big Brother VIP Kosova, për orientimin e tij seksual, po komentohet shumë në rrjet.
Ai pranoi mbrëmjen e djeshme publikisht se është homoseksual.
Mes personazheve publik, një reagim i ashpër erdhi nga reperi Stresi (lexo këtu), dhe Zhaklin Lekatari.
Kjo e fundit e konsideroi rrëfimin e gazetarit si “një moment historik për televizionin kosovar”.
Reagimi i plotë:
“Dalja publike e Vullnet Krasniqit shënoi një moment historik për televizionin kosovar dhe shoqërinë. Ky akt i guximshëm jo vetëm që pasqyroi autenticitetin e tij si individ, por gjithashtu hapi një bisedë të rëndësishme rreth pranimit dhe diversitetit në një platformë që prek miliona shikues. Me këtë hap, ai sfidoi tabutë dhe i dha kurajë të gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, duke treguar se liria për të qenë vetvetja është një akt revolucionar në vetvete”.