Një shqiptar që jeton dhe punon në SHBA ka ndarë detaje të reja rreth djalit të këngëtares së njohur, Parashqevi Simaku.
Ai rrëfen se e ka takuar djalin e saj, Luka, gjatë punës, dhe Luka i ka treguar se Parashqevi Simaku nuk e donte atë dhe nuk kishte shfaqur interes për të.
Luka ka shprehur gatishmërinë e tij për ta takuar nënën dhe është shprehur se ky takim do të ndodhë së shpejti.
Në mesazhin e publikuar nga Vip Magazine, shqiptari shkruan:
“Përshëndetje, jam një shqiptar që kam takuar rastësisht djalin e Parashqevisë në punë. Ai më tha që është i gatshëm ta takojë nënën e tij. Deri më tani, ai nuk kishte pasur asnjë informacion për të. Më tha që i kishin thënë se nëna e tij nuk ishte interesuar asnjëherë për të dhe se e kishte braktisur. Luka më tregoi se shumë shpejt do të niset për në New York për ta takuar.”
Sipas burimit, Luka nuk kishte asnjë dijeni se nëna e tij ishte një këngëtare e famshme. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk di shumë për jetën e saj.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton në New York, ka konfirmuar se një takim mes Parashqevisë, djalit të saj Luka dhe ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe, është në plan për të ndodhur së shpejti.
Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani theksoi rëndësinë e mbrojtjes së familjes Nolfe nga kërcënimet dhe persekutimet.
Ai shkruan:
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robertit, djalit dhe Parashqevi Simakut do të ndodhë së shpejti! Po ashtu, kërkoj ndalimin e menjëhershëm të kërcënimeve ndaj familjes Nolfe, përfshirë kërcënimet me vdekje, të cilat po i shkaktojnë dëme serioze Parashqevi Simakut”.