Aktori Laert Vasili është kthyer në qendër të vëmendjes pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania.
Sot, një deklaratë e tij po qarkullon në rrjet, ku flet për ikonën Parashqevi Simaku — para hyrjes në reality show.
I ftuar në Abc, Laerti thotë: “Ne u rritëm me: Të gjitha do i dhuroja, kaq të lumtur t’i shikoja, dhe fëmijët në gjithë globin anembanë. Bota ka një Joan Baez, bota ka një Mariah Carey, po ne shqiptarët pse i dhunojmë artistët tanë? E di pse? Sepse Sigurimi i Shtetit nuk e duronte dot bukurinë dhe donte ta përdhunonte bukurinë.”