Egli Tako ka folur për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku duke zbuluar tërthorazi edhe arsyet e këtij vendimi.
“Më mirë tani se sa më vonë. Faleminderit që nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije apo ndonjë martesë. Rritesh, njeh veten tënde, ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër”, u shpreh Egli në BBV.
Ajo tha se ka zgjedhur të mos i zbulojë asnjëherë arsyet e ndarjes për respekt të 5 viteve që ka kaluar me ish partnerin.
“Kam zgjedhur të mos jap asnjë lloj forme. Kam respekt dhe kam zgjedhur mirënjohjen. Kam zgjedhur të jem njeriu që do mbaj mend të mirat, dhe atë të keqen do ta mbaj për vete. Këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për respekt të 5 viteve”, deklaroi ajo në një bisedë me Livian dhe Rozanën.