Gili dhe Redon ishin shpallur liderë të javës në shtëpinë e “BBVA4”, por ngjarjet morën një kthesë të papritur. Pasditen e sotme, dyshja nënë e bir vendosën të largohen nga gara, duke i dhënë një drejtim të ri dinamikave të lojës.
Redoni ishte i pari që la shtëpinë, pasi e ndjeu se presioni i lojës po bëhej i papërballueshëm për të. Menjëherë pas tij, Gili njoftoi banorët për vendimin e saj për t’u larguar, duke deklaruar se përkrahja ndaj djalit të saj ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
Në mungesë të tyre, është zgjedhur një lidere të re. Egli Tako tani mban pozicionin e drejtueses së shtëpisë, dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet dhe strategjitë e lojtarëve në ditët në vijim.