Në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania 4”, shtëpisë i janë shtuar banorë të rinj, mes tyre edhe Briseida, e njohur për historinë e saj të veçantë të dashurisë.
Ajo është e martuar me një djalë 10 vite më të ri dhe të dy janë bërë pjesë e këtij formati të njohur.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë nga Briseida për dashurinë e saj të parë.
“Unë akoma dua të parin që kisha. Të dashurin e parë që më ka dhembur zemra, atë njeri unë nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij. Më respektojnë dhe i respektoj“, u shpreh ajo.