Xum Allushi vazhdon me përpjekjet për të fituar zemrën e Egli Takos.
Në një bisedë me Gilin, ai shprehu hapur admirimin e tij për Eglin, duke e quajtur “vajza më e bukur në botë”.
“Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë,” tha Xumi, duke i bërë të qarta ndjenjat e tij për të.
Megjithatë, Egli ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, duke i bërë me dije Xumit se nuk ka ndjenja për të dhe nuk është e interesuar për një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Pavarësisht refuzimit të saj, Xumi nuk është dorëzuar. Në një tjetër bisedë me banorët, ai deklaroi:
“Deri para se të hyja këtu kisha qejf t’u martosha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë…”
Mbetet e paqartë nëse ndjenjat e Xumit janë të sinqerta apo pjesë e një strategjie për lojën.