Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka treguar këndvështrimin e tij për situatën e ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ai i ka dedikuar një postim të shkurtër lajmeve të fundit për Simakun, ku shprehet se një pjesë e madhe e këngëtarëve apo analistëve në Shqipëri, po përfitojnë prej saj.
“Ka dalë një metodë e re si të rrisim shikimet në Instagram dhe TikTok, sidomos në Instagram. Është shumë e thjeshtë: duhet të jesh 16 vjeç e sipër (sepse përndryshe nuk mund të udhëtosh dot). Duhet një pasaportë normale, një vizë dhe një biletë për në New York. Nisu sa më shpejt.
Pasi të mbërrish, thjesht tako Parashqevi Simakun dhe bëj me të ose një foto, ose një video. Prekja flokët dhe shikueshmëria do të rritet jashtëzakonisht shumë, sidomos në Instagram. Këtë po e bëjnë shumë këngëtarë, analistë dhe [figura të tjera publike].”, thotë Jul Deda.