Moda ndryshon por shpesh detajet rikthehen, dhe në videot e fundit të ripublikuara ku Parashqevi shihet duke kënduar në skenë, na solli në vëmendje që aksesori i trëndafilit që tashmë është një trend i momentit, artistja e mirënjohur i ka përdorur që në vitet ’80.
Me bukurinë, zërin, performancat, Parashqevi Simaku ka qenë modeli i vajzës që të gjithë e adhuronin kur ajo ngjitej në skenë.
Përveç një ikonë e padiskutueshme e muzikës shqiptare, ka qenë edhe një ikonë stili, pasi në të gjitha performancat e saj ajo shihet e veshur bukur me një elegancë të admirueshme për kohën.