Një nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Xum Allushi, ka filluar të shfaqë emocionet e para ndaj Egli Takos, edhe pse dyshja nuk ka pasur shumë kohë për të ndërtuar një raport të ngushtë.
Në ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi, Xumi shprehu hapur ndjenjat e tij, duke vënë në dukje një kimi të veçantë mes tij dhe Eglit. Ai e pa këtë si një mundësi për të krijuar një lidhje, por qëndrimi i Eglit ishte i qartë dhe i prerë.
Në një bisedë me banorët, ajo tregoi se nuk ishte aty për të ndjekur një lidhje romantike, duke e shprehur hapur mendimin e saj.
“Unë këtu nuk kam hyrë për të krijuar marrëdhënie romantike për arsye të miat që i kam vendosur unë,” tha Egli.