Pirro Çako, një nga kantautorët më të njohur shqiptarë, risolli në vëmendje bashkëpunimin e tij të paharrueshëm me Parashqevi Simakun për këngën e famshme “E duam lumturinë” në vitin 1988.
Pas suksesit të madh që kjo këngë shijoi, Çako ka mbajtur gjithmonë dëshirën për të rikthyer një bashkëpunim me këngëtaren e talentuar. Megjithatë, përpjekjet e tij për ta kontaktuar ndër vite kanë mbetur pa përgjigje.
Tani që Parashqevia është rishfaqur në skenë, kantautori shprehet me emocion për mundësinë e një ribashkimi artistik pas disa dekadash, duke e cilësuar këtë si një ëndërr që mund të bëhet realitet.
“Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë”, u shpreh ai.