Amber Candy, banorja e parë transgjinore në historinë e Big Brother VIP Albania, ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij formati për të sfiduar tabutë dhe paragjykimet ndaj komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri.
Lidhur me këtë zhvillim, Zhaklin Lekatari ka reaguar duke lënë të kuptohet përfshirjen e Amber si “një moment historik për shoqërinë shqiptare”.
Sipas saj, prezenca e Amber në Big Brother VIP, jo vetëm që ndihmon në luftën kundër paragjykimeve, por edhe frymëzon komunitetin transgjinor që të jetë krenar për identitetin e vet.
“Përfshirja e një gruaje transgjinore në një platformë si Big Brother është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të diversitetit gjinor. Kjo ndihmon në luftimin e paragjykimeve, nxit diskutime për të drejtat LGBTQ+ dhe frymëzon komunitetin transgjinor të jetë krenar për identitetin e vet. Ky lloj përfaqësimi promovon një shoqëri më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke edukuar shikuesit për të respektuar dhe pranuar ndryshimet,” u shpreh Lekatari në Instagram.